Spartak Salihaj dhe vëllai i tij mbetën sot në det, në Darëzezë me orë të tëra, pasi kishin hyrë për të bërë serf, ndërsa policia ka arritur tashmë t’i shpëtojë.
Lajmin e konfirmoi fillimisht shoku i Salihaj, Artur Sulejmani. Ndërkohë që policia nisi t’i kërkojë vëllezërit me një mjet peshkimi privat.
Pas disa orësh ankthi për të dy vëllezërit, ata u shpëtuan nga forcat e policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se ata kanë patur një problem teknik dhe kanë mbetur qindra metra brenda në det.
Në bregdetin e Darëzezës zhvillohen shpesh herë sporte të rrezikshme, sidomos kur favorizohen edhe nga koha e mirë.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.
Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit
Top Channel