Boris Johnson tha se mund të kërkohen masa më të forta në disa pjesë të vendit në javët e ardhshme.

Kryeministri i Britanisë së Madhe tha se kjo përfshin mundësinë e mbajtjes së shkollave të mbyllura, megjithëse nuk është “diçka që ne duam të bëjmë“.

Lideri laburist, Keir Starmer ka bërë thirrje për kufizime të reja në të gjithë Anglinë brenda 24 orësh.

Keir tha se virusi është “qartë jashtë kontrollit” dhe është “e pashmangshme që shumë shkolla do të duhet të mbyllen“.

Britania e Madhe regjistroi më shumë se 50.000 raste të reja të konfirmuara me covid-19 për të gjashtën ditë me radhë, me 54.990 të njoftuara vetëm sot.

Burimi: BBC

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA