E rëndë në Tropojë! Ndërron jetë 37-vjeçari, u vetëplagos me armë në banesë
03/01/2021 10:05
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë.
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selimaj është vetëplagosur me armë gjahu në banesë, shtetasi A.M., 37 vjeç. I ndjeri ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel