Durrës/ Pas një sherri, plagoset i riu sirian
03/01/2021 18:03
Një 23-vjeçar sirian ka mbetur i plagosur pas një sherri të çastit të ndodhur në Durrës.
Policia bën me dije se në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel