10/01 23:06
Në Iran, 101 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 6.045 raste të reja.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.237.474, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 55.438.
Lari theksoi se 4.981 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.004.326.
Deri më tani, vendi ka kryer 7.723.377 teste, përfshirë 53.109 në 24 orët e kaluara.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
Top Channel