Tre trupat e pajetë u gjetën pas një muaj e gjysmë. Mbetet për të qartësuar nëse vdekja e vëlla e motër ishte një vrasje-vetëvrasje apo vetëvrasje e dyfishtë.
Të arsimuar të sjellshëm e të rezervuar, nëna me dy fëmijët e rritur që shiheshin gjithnjë bashkë, ishin transferuar në Figline Valdarno pranë Firences, për kurat e kancerit të gruas së moshuar. 77 vjecarja para sëmundjes ishte në gjendje fizike mjaft ‘të mbajtur’.
Dje ata u gjetën të vdekur ndoshta prej një muaj e gjysmë, pas ardhjes së autoriteteve të njoftuara për erën e rëndë që vinte nga banesa e familjes.
Luigia Teresa Etteri kishte vdekur në shtratin e saj pasi më në fund u mund nga tumori. Ndërsa bijtë e saj protektivë, sipas analizës së karabinierëve, nuk duruan dot dhimbjen e ndarjes dhe i dhanë fund edhe jetës së tyre.
Massimo Del Bianco, 51 vjeç, dhe e motra Francesca, 46 vjeçe, pasi asistuan nënën e tyre deri në fund, u gjetën të vdekur me goditje thike. Vetëm një mjet prerës është sekuestruar nga skena ne tragjedisë.
Tashmë hetimet tentojnë të zbulojnë nëse vdekja e vëlla e motër erdhi si rezultat i një vrasje-vetëvrasjeje, apo i një vetëvrasjeje të dyfishtë.
Babai i familjes besohet se dhe ai ka vdekur, teksa gruaja e tij thoshte se ishte e ve, gjatë bisedave të shkurtra të mirësjelljes në dyqanet e Figline. Ata kishin treguar gjithashtu se ishin me origjinë nga Italia e Veriut, të larguar në Venezuelë e të rikthyer vitet e fundit ne Itali.
Luigia Teresa ishte kthyer në Itali në 2018, ndërsa i biri prej vitit 2008. 77-vjeçarja me të bijtë ishin kthyer për kurat e sëmundjes së saj, në spitalin Serristori./LaNazione/
Top Channel