Qyteti më i madh i Zelandës së Re, Auclandi, i tha lamtumirë 2020-ës me një spektakël fishekzjarrësh në kullën ikonike, sky tower, në qendër të tij.
Zelanda e Re është një nga vendet ku njerëzit mund të festojnë pa ndihmën e një ekrani dhe me kufizime të pakëta. Vetëm 25 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, çka u dha luksin njerëzve të shijonin lirinë në sheh, në një kohë kur pjesa tjetër e globit pritet të jetojë festa të heshtura.
Pas Oklandit, ishte radha e Sidneit të priste vitin 2021. Shfaqja e famshme e fishekzjarrëve mbi urën e gjirit nuk mungoi edhe këtë vit, por ashtu siç ishte paralajmëruar, australianët e ndoqën nga shtëpitë, para ekraneve të televizorëve, me vetëm pak spektatorë që u lejuan ta ndiqnin personalisht.
Bota filloi kështu hyrjen në vitin e ri të enjten, me masat për kontrollin e pandemisë që heshtën festimet për miliarda njerëz të paduruar, t’i thonë lamtumirë 2020-ës, të mbërthyer nga virusi. Pas një viti të jashtëzakonshëm, që pa mbi 1.7 milionë njerëz të humbnin jetën nga Covid-19, valë të reja infektimi kanë çuar në izolime të reja dhe kanë detyruar njerëzit anembanë botës të zgjasin traditën e tyre të 2020 të ndjekjes së eventeve nga divani. Nga Sidnei në Romë, spektakle fishekzjarrësh dhe performanca live do të ndiqen online ose në televizion, nëse nuk janë anuluar ende.
2021 preku të parët ishujt e vegjël në Paqësor, Kiribati dhe Samoa, në orën 11 sipas orës sonë, dhe të fundit ku ai do të shkelë janë ishujt Houland dhe Baker, 26 orë më vonë.
Top Channel