CFO Pharma, sjell për herë të parë në Shqipëri suplementin LactoDefence, një produkt italian, me standarde evropiane.

CFO Pharma, si distributori kryesor, pritet që këtë produkt ta shpërndajë në të gjitha farmacitë e vendit tonë. Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie, PHD Doktor, Sawas shpjegon se cilat janë vlerat e këtij produkti, po ashtu edhe në trajtimin për Covid-19.

“Është një produkt, i cili ka për bazë proteinën aktive që duhet LaktoFerrina, e cila gjendet në qumështin e gjirit të nënës dhe për këtë arsye fëmijët nuk janë të prekur. Pasi kanë një mbrojtje nga qumështi. Për këtë arsye, Për këtë arsye ne kemi sjellë këtë produkt, i cili përmban LaktoFerrinën që mbron pacientët tanë, qoftë në fazën përpara infektimit apo edhe pas infektimit. Pra është një produkt, që mund të përdoret për trajtimin e Covid-19, pasi suplementi, i jep mundësi receptorëve në trup që të bllokojnë penetrimin e virusit, duke shmangur infektimin”.

Lakftodefence, mund të përdoret si për infeksionet virale po ashtu edhe ato bakteriale.

“Tjetra është që në LaktoFerrinë ka edhe tre elementë të tjerë shumë të rëndësishëm, që janë Vitamina C, Vitamina D dhe Zinku, që janë shumë të njohur për mbrojtjen e sistemit imunitar, për personat që i përdorin, kështu që mbron më mirë nga infeksionet virale, apo edhe pas infeksioneve. Sigurisht LaktoFerrina, siç e kemi parë tek fëmijët, edhe në këtë situatë i mbron ata nga infeksionet virale por edhe bakteriale. Dihet që fëmijët është e vështirë që të infektohen shpejt. Produkti mund të përdoret nga të gjitha moshat, nga më të vegjlit te më të rriturit, pasi praktikisht është një produkt me bazë të elementëve natyralë”.

Menaxheri i përgjithshëm i CFO Pharma, doctor Sawas, bëri edhe një urim për këtë fundvit.

“Dua që të falenderoj të gjithë mjekët që gjatë kësaj kohë kanë qenë në frontin e luftës, po ashtu dua të falënderoj edhe farmacistët të cilët u kanë qëndruar pranë pacientëve në këtë kohë pandemie. Faleminderit dhe gëzuar të gjithëve dhe shpresojmë që 2021 të jetë një vit më i mirë. Faleminderit të gjithëve”.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA