Itali/ Bankomati “zbraz” 980 euro, do habiteni nga veprimi i kalimtarit

30/12/2020 21:29

Gjatë një shëtitje nëpër qendrën historike të qytetit, ai vuri re se ATM-ja përpara së cilës po kalonte po “zbrazte” kartëmonedha prej 50 dhe 20 eurosh.

Episodi i i pazakontë ka ndodhur në Napoli. Protagonisti i historisë, është Khalil Semmah, 51 vjeç, një italian me origjinë marokene, i cili i mblodhi ato dhe shkoi në zyrat e stacionit të policisë, ku iu dorëzoi agjentëve 980 euro.

Khalil, i martuar dhe me një fëmijë, ndjek universitetin. “Ne jetojmë në një shtëpi të vogël, – thotë gruaja e tij, – “djali im ishte duke studiuar për një provim dhe bashkëshorti vendosi të dilte një shëtitje në mënyrë që të mos e shqetësonte”.

Agjentët e stacionit policor kryen një kontroll në vend: Në ATM nuk kishte shenja të thyerjes ose të ushtrimit të dhunës.

Hetuesit, pasi kanë njoftuar menaxherin e bankës dhe institucionin mbikëqyrës, po përpiqen të kuptojnë nëse mosfunksionimi ishte rezultat i ndonjë sulmi hakerësh, shkruan Ansa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA