Sipas studimit me të fundit të Akademisë së Shkencave për periudhën qershor-dhjetor, nën drejtimin e profesorëve Genc Sulcebe dhe Alban Ylli rezulton se gjysma e popullsisë në kryeqytet e kanë kaluar koronavirusin.

Por edhe pse Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, në fakt në rang vendi vetëm 25% e popullatës është ekspozuar ndaj virusit.

“Në fund të 2020-ës, mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi që të vaksinohen kanë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë antitrupa”, u shpreh Genc Sulcebe .

“Popullata në Shqipëri ka potencial për qarkullim të virusit, edhe për valë të tjera”, tha Alban Ylli.

Gjurmimi i përhapjes së virusit nuk është gjithmonë gjithëpërfshirës dhe si rrjedhojë shifrat e të infektuarve janë dhjetë herë më të larta se ato të raportuara, kjo për disa faktorë shpjegojnë akademikët.

“Nuk kapet te kushdo virusi dhe shumica dërrmuese kanë qenë asimptomatikë”.

“Në lidhje me a do kemi valë të tretë në pranverë? Me gjasë po, por jo aq i fortë sa në dimër . Ky virus mund të zgjasë ndoshta deri në fund të vitit të ardhshëm, në forma të ndryshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA