Kryeministri Edi Rama me anë të një video mesazhi, ka falenderuar shqiptarët për rezistencën e treguar në këtë vit të vështirë, ku u përballën me tërmetin dhe më pas me pandeminë globale të covid-19.
Rama shkruan se kjo rezistencë e popullit shqiptarë i jep energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me #RESPEKT e #MIRËNJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Top Channel