Askush nuk është vetëm, Bashkia e Tiranës dhurata për fëmijët në nevojë për festat e fundvitit

30/12/2020 18:02

Bashkia e Tiranës është kujdesur që të jetë pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike.

Bashkia shpërndau dhurata për fëmijët duke u krijuar edhe atyre mundësi për të buzëqeshur dhe gëzuar në këto ditë festash. “Me Operacionin Kutia, Bashkia e Tiranës, SFI dhe ADRA, organizuan së bashku aktivitete festive për gjithë fëmijët e 27 Njësive Administrative të Tiranës. Le të dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje, që janë ylli në krye të pemës për këto festa”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, Bashkia po shpërndan dhurata, por edhe ndihma duke qenë pranë atyre që kanë më nevojë.
Gjithashtu, të gjithë Qendrat Sociale të Bashkisë së Tiranës janë të hapura duke ofruar një vakt të ngrohtë për ata që janë të vetmuar apo në vështirësi ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA