Petrinja në Kroaci pas tërmetit

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka mbërritur në Petrinja, qytetin e prekur nga tërmeti.

bashkë me të janë edhe ministrat Banožić, Medved dhe Božinovic. Zona e Petrinja u godit nga një tërmet tjetër me një madhësi prej 4.5 në shkallën Rihter.

Epiqendra ishte 46 kilometra në verilindje të Zagrebit, sipas EMSC. Sipas medias kroate, ekipet e shpëtimit nga e gjithë Kroacia shkuan në Petrinja për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin e personave të mbetur në rrënoja.

“Qyteti im është shkatërruar plotësisht. Kemi fëmijë të vdekur. Nuk mund të përshkruhet. Kjo është si Hiroshima. Ne kemi nevojë për zjarrfikës, nuk e dimë se çfarë ka nën sipërfaqe, çatia e një shtëpie ra, ne kemi nevojë për ndihmë“, tha kryetari i Petrinja Darinko Dumbovic për HRT.

Mario Zovak, drejtori i një prej spitaleve të qytetit tha se ndihma në zonat e prekura nga tërmeti erdhi nga ai spital.

 “Dy ekipe kirurgjikale nga Vinogradska u dërguan në spitalin Sisak. Ne nuk kemi ndonjë informacion specifik për të lënduarit. Në çdo institucion shëndetësor të Zagrebit, vendet janë përgatitur për dëmtime të mundshme, por askush ende nuk e di se sa do të ketë, “tha Zovak.

Të dhënat nga EMSC

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA