Në Spitalin e Pejës po trajtohen 78 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë janë në respiratorë.

“12 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 78 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 53 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA