Veliaj: Viti i ardhshëm, i mbarë për Tiranën, do ringrihemi më të fortë e më të bashkuar

28/12/2020 17:14

Tre skuadrat kryesore të kryeqytetit, të cilat kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, Tirana, Dinamo dhe Partizani, u vunë sot përballë njëra-tjetrës në një garë mes ish-futbollistëve legjendarë të secilit ekip,si një mënyrë për të vlerësuar lojtarët që kanë kontribuar në zhvillimin e sportit. Në këtë ndeshje të organizuar nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës morën pjesë edhe sportistët e njohur Devi Muka, Redi Jupi dhe Erion Bogdani.

Në ceremoninë e shpërndarjes së kupave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se 2021 do të jetë viti i ringritjes. “Ne mund të luajmë në skuadra të ndryshme, por jemi një familje, dhe si familje e Tiranës patëm një vit shumëtë vështirë. Ishte viti kur u rrëzuam nga tërmeti dhe pandemia, por siç rrëzohemi, ashtu edhe ringrihemi, bashkë. Shpresoj shumë që 2021 të jetë një vit i mbarë për ju, për familjet tuaja, për gjithë rrethin tuaj shoqëror,por edhe për Tiranën tonë, si viti kurne do të ringrihemi më të fortë, më të bashkuar e më të mirë”, theksoi Veliaj.

Kreu i bashkisënënvizoi se nëkryeqytetekzistojnë 300 akademi dhe shoqata futbolli, të cilat edukojnë të rinjtë jo vetëm me sport, por edhe me frymën e bashkëpunimit dhe të punës.

“Jam krenar jo vetëm për tre ekipet e kryeqytetit, por edhe për 300 akademitë e shoqatate futbollit që ekzistojnë në Tiranës, sepse janë burim energjie pozitive. Sigurisht, nga këto 300 akademi nuk do dalin të gjithë futbollistë elitarë, nuk do luajnë për këto tre uniforma të mëdha, por fakti që djemtë e vajzat e qytetit tonë mësojnë të luajnë në ekip, mësojnë se jeta ka edhe humbje, edhe fitore, të bën të jesh entuziast për t’u ringritur pas humbjes, apo të jesh me këmbë në tokëpas fitores. Kjo më bën të ndihem shumë krenar që i shërbej këtij qytetit,ndaj dua t’i falenderoj me gjithë zemër të tre skuadrat, të cilat dhanë këtë mesazhsot”, tha Veliaj.

Të tre skuadrat u përballën me njëra-tjetrën dhe Tirana u shpall fituese, pasi u mposht nga Dinamo me penallti, por fitoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Partizanit. Ndërsa, nga ana tjetër, “të kuqtë” fituan me penallti ndaj Dinamos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA