Parkut të Madh të Liqenit i shtohet “bisedka-teatër”
28/12/2020 11:12
Një ngrehinë e lënë në harresë, së shpejti do jetë gati për një shfaqje artistike për fëmijë, orë të hapur mësimore, leksion, bisedë mes miqsh, apo mbledhje pune.
Projekti frymëzues i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës dhe Prof.Klement Zoraqit nxiti që bisedka-teatër të merrte udhë.
Kanë mbetur dhe fare pak detaje, derisa ky vend të nisë të përdoret nga fëmijët e të rriturit, frekuentues të parkut, fillimisht në zbatim të masave antiCovid, me maska dhe pa grumbullime të mëdha, e më pas duke shpresuar se do t’i rikthehemi normalitetit të mëparshëm, kur argëtoheshim, gëzonim e festonim të gjithë bashkë.
Top Channel