Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00.
Në rend ditë është intervista për Sonila Bejtjan, kandidaten për Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu do të ndërpriten procedurat e vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për Altin Binajn.
Sonila Bejtja, të vetmin angazhim si juriste ka atë te punës si notere qe prej vitit 2001. Pjesa më e madhe e eksperiencës se saj është ne shitje pronash, makinash, banesash dhe noterizim dokumentash.
Noterja është përzgjedhur në listën e kandidatëve të Presidentit Meta për tu emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Emërimi është bërë pasi juristja notere është shprehur qartazi publikisht pro veprimit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
NJOFTIM PËR MEDIAN
Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019
Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.
Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar
– Altin Binaj
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:
Sonila Bejtja.
Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:
Sonila Bejtja.
Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.
Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.
Top Channel