Kreu i ILD, Artur Metani

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani i propozon ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndryshime në ligjin e mënyrës së rekrutimit të inspektorëve.

Sipas burimeve për Top Channel, kjo vjen pasi kanë shprehur interes vetëm 30 persona për inspektorë. Prej tyre , pritet të kalojnë “Vettingun”  një numër i ulët, përkatësisht rreth tetë kandidatë.

Në propozim theksohet se synohet të rregullohet statusi i ILD-së, kriteret dhe procedura e përzgjedhjes, kompetencat, kriteret ligjore për emërimin e inspektove, rekrutimin, vlerësimin dhe shkeljet disiplinore.

Sipas propozimit, ligji sjell disa risi dhe përparësi në drejtim të:

Ndarjes së procesit të inspektimit nga procesi vendimmarrës për dhënien e masës disiplinore.

Zgjidhjen e problematikën e kompetencës ekskluzive të ministrit të Drejtësisë për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve duka ia lënë këtë kompetencë ILD-së  dhe duke i rezervuar edhe ministrit të drejtën t’i kërkojë Inspektorit fillimin e hetimit ndaj një ose më shumë gjyqtarëve të veçantë në lidhje me akuzat për shkelje disiplinore.

Garantimit të një procedure transparente dhe të drejtë për emërimin e inspektorëve magjistratë dhe jo-magjistratë.

Sipas njoftimit, nisma synon:

Trajtim të njëjtë financiar të inspektorëve magjistratë dhe jo magjistratë që ushtrojnë funksionin pranë Zyrës së ILD-së.

Rregullimi i marrëdhënies nëpërmjet ILD-së dhe inspektorëve gjatë verifikimit, hetimit disiplinor dhe inspektimit.

Garantimi i funksionimit normal të zyrës së ILD-së me qëllim përmbushjen e kompetencave kushtetuese ligjore të këtij organi.

ILD tashmë ka gati 2 mijë dosje që po shqyrtohen e presin tu jepet zgjidhje të mbartura ndër vite , ku shumica pritet të parashkrohen për shkak të kohës që ka kaluar.

Shumica prej ankesave janë për gjyqtarët e të tjerat për prokurorët. Në mënyrë jo zyrtare thuhet se një pjesë dërrmuese e ankesave janë të pavlefshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA