Kosovë/ 8 viktima dhe 181 raste të reja me COVID-19
28/12/2020 16:40
Kosovë – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë shënuar 8 viktima të cilët ishin infektuar me covid19.
Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1.002 të testuar, 181 kanë dalë pozitive.
Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801.
Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 9.515.
Top Channel