Emri/ I riu me probleme mendore mbyllet në lokal, kërcënon se do të vrasë veten, momenti kur FNSH e nxjerr me forcë
28/12/2020 14:32
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në tek ish-tregu i fabrikës së orizit e quajtur ndryshe edhe lagja 28 nëntori në Vlorë, ku një i ri me probleme mendore është mbyllur në lokalin e lagjes duk kërcënuar se do të vriste veten.
Ai është Arsen Goga 27 vjeç, i cili ka dhjetë ditë që ka dalë nga spitali psikiatrik. I riu ka një palë gërshërë në dorë dhe kërcënon të tjerët që të mos i afrohen.
Forcat e policisë po negociojnë me të që gjithë anëtaret e familjes të dalin pa u dëmtuar. Më pas FNSH ka ndërhyrë me forcë duke thyer xhamin e ndërtesës dhe hedhur gaz lotsjellës. Grupi i “Bluve” arritën të nxirrnin 27-vjeçarin dhe e futën në furgonin e policisë.
Top Channel