Bie dëbora e parë në Mirditë, pamjet e rrugëve të mbuluara nga bardhësia
28/12/2020 09:35
Në zonën e Mirditës ka rënë dëbora e parë për këtë vit.
Zona e Fanit deri në tunelin e Kalimashit është zbardhur nga dëbora. Reshjet nuk kanë krijuar problematika deri më tani në Rrugën e Kombit.
I gjithë vendi është mbuluar nga bardhësia, rruga, malet e kodrat. tashmë ndodhemi në muajin dhjetor dhe është normale që në veri të vendit temperaturat të ulen e për pasojë të ketë edhe reshje dëbore.
Temperaturat në të gjithë vendin janë ulur, ndërsa dëbora ka nisur në veri dhe në zonën e Korçës.
Zonat me dëborë janë ato më të pëlqyerat në këtë sezon, ku shumë qytetarë zgjedhin që të kalojnë festat e fundvitit.
Top Channel