Tetë të vdekur dhe 367 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi
27/12/2020 18:04
Në 24 orët e fundit, 367 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1.308 mostra të testuara në Malin e Zi.
Tetë pacientë vdiqën si rezultat i COVID – dy nga Podgorica dhe Nikshiqi, dhe nga një në Berane, Bjelo Pole, Cetinje dhe Kotor. Viktima më e re ishte 46-vjeç, dhe më i moshuari ishte 85-vjeç.
620 persona të tjerë janë shëruar, kështu që 9,109 raste të infeksionit janë aktualisht aktive, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Shumica e rasteve të reja të infeksionit, 167 prej tyre, u regjistruan në Podgoricë.
657 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i qershorit dhe 666 që nga shpërthimi i epidemisë në mars. Deri më tani, janë regjistruar 46.694 raste të koronavirusit, raportojnë mediat në Mal të Zi.
Top Channel