S’ka entuziazëm për festa/ Sociologët: Njeriu nuk është nënshtruar, do të triumfojë edhe mbi këtë pandemi

27/12/2020 19:59

Gjatë kësaj fundjave u bë virale një video pikante e realizuar nga Parodistët e Vlorës.

Gjithsecili prej nesh e gjen veten në këtë përmbledhje të të gjithë asaj çfarë ngjau në 2020-tën

Po afron ndërrimi i viteve dhe në përgjithësi tek njerëzit ndihet njëfarë ngurrimi teksa urojnë për 2021-shin.

“Doemos që njerëzit janë akoma të shqetësuar, akoma nuk i kanë kaluar situatat e ankthit, të frikrave dhe pasigurive. Kjo ka sjellë një lloj shije të keqe, të hidhur, në jetën e përditshme të njerëzve, të cilët nuk janë të sigurt për të sotmen, dhe nuk janë të sigurt edhe për të ardhmen, sepse nuk e dinë çfarë do të ndodhë nesër.”

Por asnjëherë njeriu nuk është nënshtruar. Njeriu ka triumfuar, edhe mbi këtë pandemi do të triumfojë, mjafton që të ketë piketa më të sigurta orientimi, të jetë më optimist, dhe të përpiqet t’i realizojë ato që ka brenda vetes. Sëmundja do të bëjë të sajën, ne do të bëjmë tonën.

2021-shi do të thotë fillim I një viti të ri, por edhe nisja e një dekade të re. Duke parë se parësor është shëndeti, le të urojmë një vit me shëndet të mirë familjarisht. Gëzuar!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA