Sputnik V/ Argjentina bëhet vendi i parë latin që aprovon vaksinën ruse të koronavirusit

25/12/2020 19:39

Ministria e shëndetësisë së Argjentinës tha dje se ka aprovuar vaksinë ruse të Covid-19, Sputnik V duke u bërë vendi i parë amerikano-latin që e bën këtë.

Dërgesa e parë e 25 milionë dozave të paguara nga qeveria argjentinase pritet të vijë sot.

Autorizimi për vaksinën Gam-CovidVac, e mbiquajtur Sputnik V sipas satelitit të epokës sovjetike, u dha “në përputhje me rekomandimet” e agjencisë së barnave të vendit, tha ministrja e shëndetësisë Gines Gonzalez.

Vaksina ruse është bërë objekt kritikash nga brenda dhe jashtë Rusisë pasi u regjistrua para kryerjes së testimeve të shkallës së gjerë.

Prodhuesit e saj pretendojnë se është 90% efektive ndërsa kritikët thonë se është një mjet për të rritur influencën gjeopolitike të Rusisë.

Argjentina ka nënshkruar dhe marrëveshjen e blerjes së vaksinës Oxford/AstraZeneca, si pjesë e Covax, mekanizmit të shpërndarjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Argjentina ka regjistruar më shumë se 1.5 milion raste koronavirusi dhe rreth 42,000 vdekje, në popullsinë e saj prej 44 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA