Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Nashville, në shtetin amerikan të Tennessee, për çka policia paralajmëroi se mund të jetë i qëllimshëm dhe të tjera mjete shpërthyese mund të ekzistojnë.
Shpërthimi nisi nga një makinë e parkuar herët mëngjesin e sotëm, çka shkakto panik në rezidentët lokalë dhe angazhim të forcave të shumta të policisë.
Autoritetet ende nuk kanë folur për viktima por të paktën pesë vetë janë plagosur, raportonin mediat vendase.
Një ndërtesë raportohej se ishte “shkatërruar” dhe automjetet në rrugë kishin marrë flakë.
Jon Aaron, kreu i policisë së Nashville tha se shpërthimi dukej si një “akt i qëllimshëm”.
Policia tha se mund të ketë të tjera bomba në makina dhe këshilloi oficerët të qëndronin larg qendrës së qytetit.
Pamje të rënda në mediat sociale tregonin gjurmët e shkatërrimit në rrugë dhe zjarrin që kishte përfshirë një ndërtesë.
Një nga dëshmitarët thoshte: “Unë shpëtova por kjo është e rëndë. E gjithë ndërtesa ime u shkatërrua. Lutem që të tjerët të jenë mirë”.
Top Channel