Sipas politikanit Milaim Zeka shkaku kryesor i rrëzimit të qeverisë Hoti u bë Ramush Haradinaj pasi shpalli kandidaturën e tij për president.
“Unë mendoj që ai është shkaktari kryesor i kësaj krize kaq të thellë politike pasi u krijuan disa raporte të çuditshme mes kësaj partie në pushtet dhe aleatit tjetër që është Lidhja Demokratike e Kosovës”.- thotë Milaim Zeka.
Interesat personalë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sollën krizën në Kosovë, sipas Zekës: “Qeveria Hoti ra për interesa personale të Haradinaj që të bëhej president.”
Për më tepër, qeverinë e Hotit e konsideron të dështuar në marrjen e masave për krijimin e stabilitetit në vend. “Kryeministri Abdulla Hoti nuk tregoi kurrfarë dinamike në udhëheqjen e tij, as në dialog, as në liberalizimin e vizave, as në politikën e brendshme; është një kolaps ekonomik, kështu që ra qeveria”.
Deputeti parashikon një krizë që do të vazhdojë gjatë nëse nuk zgjidhet problemi i përzgjedhjes së presidentit. “Sikur Kurti të ulej me partnerë të tjerë dhe të binin dakord për një president para zgjedhjeve të ardhshme, kjo do të më krijonte një shpresë që të paktën qeveria që vjen të rrijë në pushtet të paktën 3 vite”.
Top Channel