“Më thuaj një dëshirë”/ Reality show emocionues, nga 2 janari në ekranin e Top Channel

25/12/2020 15:30

Nga 2 janari, në ekranin e Top Channel nis “Më thuaj një dëshirë”, një reality show që do të përmbushë dëshirat e fëmijëve shqiptarë.

Nën moderimin e Fjoralba Ponarit, dhe autorësinë e Saimir Muzhakës, çdo të shtunë, në orën 16.00, ky program do t’u japë mundësinë fëmijëve t’u falin emocionet më të mëdha të dashurve të zemrës…

Fjoralba Ponari: “Do të udhëtojmë nëpër Shqipëri, do të shkojmë në shkolla të ndryshme 9-vjeçare, për të mbledhur dëshirat unike të fëmijëve shqiptarë. Ju siguroj që dëshirat e tyre do t’ju frymëzojnë.”

“Më thuaj një dëshirë” do të trajtojë histori prekëse dhe qesharake, të rrëfyera gjithmonë me pafajësinë e fëmijëve.

Fjoralba Ponari, moderatore: “Formate të tilla të ngjashme janë transmetuar në Gjermani, Spanjë, Holandë, e shume shtete te tjera, ku kanë regjistruar rekorde shikueshmërie… Kështu që nga data 2 janar, gjithë familja, përpara ekranit për të ndjekur një reality show ndryshe.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA