Britani/ Dënohet me 10 vjet burg, burri ndoqi dhe përplasi për vdekje grabitësit në motor (Fotot)

25/12/2020 20:48

Mihai Dinisoae ka pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia pas ndjekjes fatale të dy hajdutëve në motor, me makinën e tij.

Mihai Dinisoae, me kombësi rumune u dënua me 10 vjet burg për vrasjen nga pakujdesia të 28-vjeçarit Josh Molloy, i cili ra nga motori i grabitësve kur Dinisoae e perplasi atë me makinën e tij Opel Vectra.

Molloy dhe bashkëpunëtori i tij 29-vjecar, kishin vjedhur motoçikletën jashtë shtëpisë së Dinisoae në Fenham, më 5 maj, duke bërë që një ndjekje e shpejtësisë së lartë të niste përgjatë qytetit te Newcastle, në veri të Britanisë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Dinisoae që kalonte në drejtim të gabuar në rrethrrotullime dhe më pas kur godet ashpër motorin me dy vjedhëst në bord.

Pasi i rrëzoi me goditjen e tij, i akuzuari raportohet se i kishte lënë të plagosur rëndë në rrugë.

29-vjeçari u dërgua në spital dhe i mbijetoi aksidentit, kurse  Molloy vdiq në vend.

Dinisoae u arrestua disa orë pas aksidentit. Ai i tha policisë se kishte ndjekur vjedhësit por nuk kishte shkaktuar aksidentin.

Hetuesja Joanne Brooks, tha se “pa dyshim” Dinisoae “kishte humbur kontrollin e emocioneve të tij” dhe se nuk duhet të kishte marrë ligjin në dorën e tij.

“Ai nuk tentoi të njoftonte autoritetet por vendosi të ndjekë vetë dy vjedhësit për të marrë pronën e tij. Veprimet e Dinisoae sollën vdekjen e Josh”, tha ajo.

Në postimin e policisë së Northumbria në Facebook, shumica e reagimeve ishin në favor të Dinisoae, duke thënë se ai meritonte një shpërblim.

 

Të tjerë thonin se veprimet individuale ishin të pritura kur krimet nuk zgjidhen nga autoritetet.

FOTO GALERI
1/5
Pamjet para perplasjes fatale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA