Aeroporti ndryshon pronësinë/ Blihet nga kompania shqiptare “Kastrati Group” për 71 milionë euro

25/12/2020 15:15

Grupi kinez ka lënë aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. 100% e aksioneve tashmë do të zotërohen nga Kastrati Group për 71 milionë euro.

Vendimi për blerjen është zyrtarizuar pasi transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aeroporti është menaxhuar fillimisht nga gjermanët, për t’i kaluar më pas grupit kinez dhe së fundmi një kompanie shqiptare, ku debate kryesor kanë qenë gjithnjë tarifat e larta dhe kushtet për funksionimin e aeroporteve të tjera në vend.

Marrëveshja mes Kastratit dhe grupit kinez “Real Fortress Private Limited është firmosur më 1 dhjetor të këtij viti, ku kompania shqiptare do të paguajë fillimisht 15 milionw euro si pagesë fillestare, teksa pjesa tjetër e vlerës për mbylljen e procesit.

Që prej vitit 2004 kur aeroporti menaxhohej nga gjermanët, e më pas nga 2016 ku administrimi i kaloi grupit kinez të cilët blenë aksionet e aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” qeveria bëri disa tentativa për të ndryshuar kushtet e kontratës, në mënyrë që t’u hiqe ekskluziviteti kompanive koncesionare të cilat bëheshin pengesë për hapjen e aeroporteve të tjera.

Diçka e cila u arrit pjesërisht katër vite më parë përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe grupit kinez.

Aviacioni është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia për shkak të masave bllokuese dhe kufizimeve që kanë ndjekur shtetet.

Por, deri një vit më parë Aeroporti i Rinasit rezultonte një ndër sipërmarrjet me fitimet më të larta me rreth7 miliardë lekë të ardhura në fund të 2019-ës. Aeroporti i Rinas është i vetmi funksional në Shqipëri, teksa pritet që në pranverën e vitit të ardhshëm të nisë operimin edhe i Kukësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA