Shkarkohet dhe arrestohet ministri pas skandalit të mbetjeve ilegale spitalore nga Italia

24/12/2020 20:49
Kryeqyteti Tunis

23 zyrtarë janë ndaluar pasi 200 konteinerë me mbetje shtëpiake dhe spitalore u zbuluan në korrik në Tunizi.

Ministri tunizian i mjedisit është arrestuar sot për tentativën e importimit të mbetjeve ilegale shtëpiake dhe spitalore nga Italia.

Mustapha Aroui u shkarkua dhe arrestua në fillim të javës së bashku me një numër njerëzish të tjerë, kryesisht punonjës doganash dhe drejtues të agjencisë së trajtimit të mbetjeve Agence Nationale de Gestion des Déchets (ANGed).

Në total 23 njerëz po merren në pyetje për importin e mbetjeve nga jugu i Italisë, në kundërshtim me ligjet mjedisore të Tunizisë.

Aroui nuk ka reaguar ende nga akuzave.

Në korrik më shumë se 200 konteinerë të listuar si “mbetje plastike për riciklim” erdhën në qytetin port të Sousse.

Zyrtarët e doganave zbuluan ngarkesën me mbetje të kalbëzuara për t’u eliminuar në Tunizi, një vend që nuk po arrin të zgjidhë çështjet e veta te mbetjeve.

Qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar para portit pas përhapjes së lajmit të ardhjes së ngarkesës në nëntor, dhe qeveria premtoi një hetim.

Kryeminsitri Elyes Fakhfakh, dha dorëheqjen në korrik pas zbulimit të konfliktit të mundshëm të interesit me përfshirjen e tij në skandal.

Ines Labiadh, koordinatore e drejtësisë mjedisore në Tunizi tha se cështja zbulon një rrjet “dështimesh dhe keqmenaxhimesh” në sektorin e mjedisit në vend, ku agjencitë qeveritare vuajnë nga korrupsioni i thelle.

“Mjedisi është bërë pre e individëve apo aktorëve ekonomikë që kërkojnë fitime të mëdha në kurriz të mirëqenies,” tha ajo duke përmendur dështimet në trajtimin e mbetjeve, në rezortet ilegale turistike dhe në prodhimin klandestin të drurit në veriut pyjor të vendit.

FOTO GALERI
1/4
Mustapha Aroui u shkarkua dhe arrestua në fillim të javës së bashku me një numër njerëzish të tjerë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA