Kryeministri Rama kritikoi ashpër presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, për deklarimet që ajo bëri në Tiranë gjatë vizitës treditore.
Zonja Osmani tha në Tiranë se në rrugën e kombit është vendosur një tra psikologjik. Kjo deklarate është rimarë nga opozita për të sulmuar qeverinë me akuzën se ka vendosur kufirin mes Shqipërisë e Kosovës. Por këtë deklaratë, Rama e cilësoi si politikë për të siguruar vota, në zgjedhjet që do mbahen së shpejti në Kosovë.
“Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse. Ky është një tra në mes të atdheut, që do ta paguajnë të gjithë atdhetarët, se është një rrugë e atdheut”, u shpreh Rama.
Kritika e Ramës për Presidenten në detyrë të Kosovës ishte edhe për mënyrën se si ajo po trajton marrëdhëniet rajonale.
“Për të kaluar në dimension tjetër me luftën diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet lufta kështu duke ardhur në Tiranë duke rrotulluar thikën e nacional folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjetet të tjera para se të fitohej liria. Deklarata nuk përdoren si pushkë, e bomba, thjeshtë lëndojnë dhe plagosin vetveten jo kundërshtarin në fushën e luftës diplomatike. Me këtë formë s’do e hapnim rrugën e linjës së energjisë”.
Top Channel