Ndërsa shumë shtet kanë siguruar vaksinën e COVID, vendi ynë akoma nuk ka mundur dhe pritet që të fillojë në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha sot në konferencën e përjavshme për mediat se është një luftë e madhe që po bëhet midis shteteve për të marrë vaksinën. Ai theksoi se Shqipëria nuk do të ngelet prapa dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë dhe shtete të tjera.

Rama e konsideroi veprimin e BE-së, e cila e la Ballkanin Perëndimor për në fund si një veprim për të ardhur keq.

“Nuk ka asnjë pavarësisht, është çdo gjë varësisht. Është tjetër se çfarë komentohet dhe tjetër e vërteta. Janë më të ulëta, nuk po i thonë akoma se sa kanë marrë për të filluar e do të kuptoni që është tjetër ajo që ndodh pas ekraneve, që nuk është ende e bërë transparente, sepse është kërkesa është më e lartë se sa oferta dhe sasia e prodhimit është ku e ku më e vogël se sa nevoja. Ky është një problem i madh në fazën e parë sepse kompanitë po shtojnë sasinë e prodhimit. Në SHBA është vendosur ndalimi i transportit t të çdo vaksine. Nuk del asnjë dozë nga SHBA drejt vendeve të tjera. Jemi në komunikim  me të treja kompanitë, jam besimplotë, jemi në komunikim me disa shtete mike sepse BE ka marrë një vendim goxha për të ardhur keq pasi për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jepen teprica, këtu ka një problem të madh për çdo vend sepse ka shumë më pak se çfarë ishte planifikuar, ne nuk do të mbetemi prapa të tjerë, në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojmë të vaksinohemi, mund të jetë edhe më shpejt ndoshta edhe më vonë por nuk e di datën, sepse kalendari i dozave është me volume që rriten. Edhe vaksina është diplomaci, kontakte, një luftë e madhe që po bëhet sot nga prapa kuintave për të mundësuar të marrësh vaksinën si radha e qumështit të kohës së dikurshme ku në vend të banorëve janë shtete kjo është situata, unë u them të gjithëve që të jeni të qetë se kur është puna për të bërë lypësin besoj se e bëjmë mirë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA