Kryeministri i Kosovës, Armend Zemaj, bashkë me vartësin e tij, Armend Zemaj i cili drejton Ministrinë e Shëndetësisë, kanë vizituar sot menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të cilët i ka falënderuar për punë e bërë gjatë pandemisë me Covid-19.

Hoti ka thënë se Kosova është ndër vendet që më së miri e ka menaxhuar pandeminë, duke shtuar se po vazhdon përballja me betejën e fundit në luftën me Covid-19.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se numri i personave me Covid-19, të shtrirë në spitale është në rënie e sipër.

“Por nuk është përmbylle ende kjo pandemia andaj kemi nevojë për vëmendje të plotë për kujdes maksimal në veçanti tash ne kohë te festash kur lëvizjet e qytetarëve janë më të mëdha, e kemi diasporën tonë që masivisht është kthyer në Kosovë të familjet e tyre. Jemi në betejën e fundit të kësaj lufte, betejat paraprake i kemi fituar, duhet ta fitojmë edhe këtë betejë të fundit për ta fituar komplet luftën. Është lajm i mirë që edhe sot i informatat janë që numri i njerëzve të shtrirë nëpër klinika Covid është në rënie e sipër”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se ministri i Shëndetësisë është duke punuar në sigurimin e vaksinës kundër Covid-19, duke shtuar se planet janë që të sëmurët kronik do të jenë ndër të parët që do të marrin vaksinën.

“Kosova absolutisht renditet në mesin e vendeve që më së miri e kanë menaxhuar pandeminë, besoj që në tre-katër muajt e ardhshëm ta përmbyllim plotësisht, ministri Zemaj është duke punuar shumë në sigurimin e vaksinës, edhe përmes Covax, edhe përmes Komisionit Evropian dhe disa vendeve partnere”, ka thënë ai.

Në takimin falënderues me menaxhmentin e ShSKUK-së, Hoti ka thënë se mënyra e menaxhimit të pandemisë nga mjekët është model.

Ai ka bërë thirrje për respektim të masave duke shtuar se nevojiten edhe tre apo katër muaj vëmendje për të dalë nga pandemia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA