Can Dundar

Një gjykatë turke ka dënuar gazetarin Can Dundar, i cili jeton në Gjermani, me më shumë se 27 vjet burg me akuzat e spiunazhit dhe ndihmën e një organizate terroriste.

Sipas medias së huaj, Dundar u dënua me 18 vjet e 9 muaj burg për marrjen e sekreteve shtetërore me qëllim të spiunazhit politik ose ushtarak, shkruan në vendimin.

Gjykata gjithashtu e dënoi atë me 8 vjet e 9 muaj shtesë për mbështetjen e një organizate terroriste të armatosur, në të cilën nuk ishte anëtar.

Avokatët e Dundarit nuk morën pjesë në seancë, duke thënë se ata “nuk duan të bëhen pjesë e praktikës së legjitimitetit të një vendimi politik të vendosur më parë”. Ish-kryeredaktori i gazetës turke, Cumhuriyet iku në Gjermani në vitin 2016 dhe u gjykua në mungesë.

Gazetarë dhe aktivistë të shumtë turq janë arrestuar ose dënuar në gjykatat turke.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA