
26/02 17:39
Një 72-vjeçar gjerman është arrestuar nga policia e Turqisë pasi u kap në tentative për të kaluar rreth 2.5 kg kokainë në një aeroport të Stambollit.
I moshuari kishte ardhur nga Ekuadori dhe e kishte lëndën narkotike brenda disa pikturave dhe karikaturave të Diego Armando Maradonës.
Gjatë kontrollit, forcat e sigurisë gjetën kokainën e fshehur në disa qese dhe te presuara.
Turqia ka qenë e suksesshme në kapjen e drogës, por vendi mbetet ende një rrugë e njohur për kontrabandën e drogës në Evropë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike.
Nëse droga do hidhej në treg do të kishte një vlerë prej 2 milionë lirash turke, ose rreth 216 mijë euro, raportojnë mediat turke.
Top Channel