Misteri rreth vdekjes së Alexis Sharkey në SHBA mbetet ende i pazgjidhur tre javë pasi trupi i zhveshur i modeles së Instagram u gjet anë një rruge nga një punonjës pastrimi, që fillimisht besonte se ishte një manekin.
Një dëshmitar tha se trupi i vajzës së njohur në internet ishte gjetur “i pastruar dhe i vendosur me kujdes pranë një gëmushe”.
Alexis Sharkey ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Houston, Texas, në nëntor, para se të gjendej disa milje larg anë një rruge.
Një punonjës pastrimi me makinë fillimisht e ngatërroi trupin e saj me një manekin teksa po kalonte, por kur u afrua për të inspektuar u trondit nga zbulimi.
Sharkey kishte kontaktuar me miqtë e saj për herë të fundit disa ditë para se të zhdukej. Ajo kishte 71,000 ndjekësa në rrjetin Instagram, ndërsa u gjet e vdekur “pa shenja të dukshme plagësh” në trup.
Policia beson se trupi i saj është lënë aty gjatë orëve të natës, thonë mediat lokale.
John Richardson, kreu i departamentit të pastrimit në Houston tha për rrjetin KTRK se një koleg i kishte telefonuar pas gjetjes së kufomës.
“Trupi i saj dukej i pastër. Nuk kishte asgjë të dukshme”, tha Richardson teksa misteri i vdekjes mbetet ende i pazgjishur tre javë pas gjetjes. Policia ende nuk ka konfirmuar shkakun e vdekjes së ‘influencueses’ së internetit dhe as nuk ka thënë nëse dyshon dikë për vrasjen e saj.
Nëna e pikëlluar e Sharkey foli javës që shkoi, duke treguar sa e vështirë ishte t’i jepte bijës lamtumirën e fundit.
Stacey Robinault tha për rrjetin FOX 26 se nuk besonte se do ta linin të shihte trupin, pasi bashkëshorti i të ndjerës ishte personi më i afërt zyrtarisht.
“Nuk mendoja se do më linin ta shihja, kur papritur më morën në telefon. Bashkëshorti i saj kishte të drejtë të informohej për atë që i ndodhi, por ndarja në atë mënyrë ishte shumë e vështirë,” tha ajo.
Bashkeshorti i saj Tom, ka thene se fundmi se ka marre kercenime me vdekje pas vdekjes se mistershme te yllit te Instagram.
Top Channel