Shpresë nga COVID 3, Najada Çomo publikon foton e stafit
23/12/2020 21:23
Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka publikuar një foto nga COVID3, ose ish-Kirurgjia me stafin e mjekëve dhe infermierëve.
Në foto ata kanë përcjellë pozitivistet me maskat vënë duke dhënë të gjithë një “Ok” me duar
“Një përshëndetje nga stafi i Spitalit Covid -3, me dr Afrimin,dr Sadikun, mjekët më të rinj dhe padyshim infermierët e shkëlqyer”, shkruan Çomo.
Prej 10 muajsh vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, ndërsa bluzat e bardha janë ata që janë në vijën e parë të frontit të luftës.
Top Channel