SHBA, Alex Padilla do të zëvendësojë Kamala Harris në senat

23/12/2020 08:19

Sekretari i shtetit federal të Kalifornisë në SHBA, Alex Padilla do të bëhet senatori i ardhshëm i këtij shteti, duke plotësuar mandatin e zëvendës presidentes së zgjedhur Kamala Harris, tha të martën guvernatori Gavin Newsom.

Sipas deklaratës së Newsom, Padilla do të bëhet latino-amerikani i parë që përfaqëson Kaliforninë në Senat dhe kaliforniani i parë jugor në gati tre dekada.

“Djali i emigrantëve meksikanë, një kuzhinier dhe pastrues shtëpie, Alex Padilla arriti nga fillimet modeste e deri në sallat e MIT, Këshillin e Qytetit të Los Angelesit dhe Senatin e shtetit dhe është bërë një mbrojtës kombëtar i të drejtave të votës si Sekretari i shtetit të Kalifornisë.

“Tani, ai do të shërbejë në sallat e Kapitolit si senatori i ardhshëm i Kalifornisë i SHBA-ve, i pari latino-amerikan që mban këtë detyrë”, tha Newsom.

Padilla tha se është “i nderuar dhe i përulur nga besimi tek unë nga guvernatori Newsom”, dhe u zotua ta nderojë këtë besim.

“Nga ata që përpiqen të sigurojnë jetën e tyre deri tek bizneset e vogla që luftojnë për të mbajtur dyert e tyre të hapura për punonjësit e kujdesit shëndetësor që kërkojnë lehtësim, ju lutem ta dini se unë jam duke shkuar në Senat për të luftuar për ju”, tha Padilla.

Harris do të marrë detyrën më 20 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA