Nigeri, 17 persona humbin jetën në një aksident rrugor

23/12/2020 10:10

Së paku 17 persona e kanë humbur jetën në një aksidenti rrugor në provincën Sokoto të Nigerisë.

Solomon Agure, koordinatori nacional i agjencisë për siguri të rrugëve, u tha gazetarëve se deri tek aksidenti erdh kur u përplasën një autobus pasagjerësh dhe një automjet në autostradën Abuja-Lokoja.

Agure tha se në aksident humbën jetën 17 persona ndërsa shumë të tjerë janë lënduar.

Ai theksoi se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, duke shprehur shqetësimin se numri i viktimave mund të rritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA