Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar mbrëmjen e sotme pas plotësimit të anëtarëve për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.
Ai e ka quajtur një lajm të shkëlqyer duke theksuar se është arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Ai gjithashtu tha se ngritja e kësaj gjykate kaq të rëndësishme për vendin plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare.
“Lajm i shkëlqyer! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për IGC-në e parë”, shkruan ai në Twitter.
Top Channel