Manjati i Hong Kongut lirohet me kompensim, vendoset në arrest shtëpiak

23/12/2020 11:36

Një manjat i medias në Hong Kong u lirua me kusht dhe u vendos në arrest shtëpiak sot, konfirmoi një ish-deputet.

“Jimmy Lai u lirua me kusht nga gjyqtari i caktuar për çështjet e ligjit të sigurisë kombëtare”, tha Cluadia Mo në Twitter. Gazeta “South China Morning Post” tha se lirimi me kusht u bë nga Gjykata e Lartë e qytetit për 1.3 milionë dollarë.

Lai, i akuzuar për “bashkëpunim me forca të huaja” sipas ligjit të ri të sigurisë kombëtare të Hong Kongut, kishte qenë në burg në 20 ditët e fundit. Dy nga kërkesat e tij fillestare të lirimit me kusht u refuzuan.

Aktivisti 73-vjeçar pro-demokracisë është personi i katërt dhe i profilit më të lartë që akuzohet zyrtarisht nën legjislacionin e diskutueshëm të zbatuar nga Kina këtë korrik. Ai themeloi Next Digital, e cila zotëron gazetën popullore Apple Daily.

Në fillim të këtij muaji, aktivistët Joshua Wong, Agnes Chow dhe Ivan Lam u dënuan për rolet e tyre të “rrethimit” të ndërtesës së policisë gjatë protestave masive të vitit të kaluar.

Ligji i ri penalizon ndjenjat anti-Kine në Hong Kong, i cili ka vazhduar të shërbejë si një qendër e madhe ekonomike pasi Britania e Madhe ia dorëzoi atë Pekinit në vitin 1997.

Ligji ka tërhequr kritika brenda Hong Kongut dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilat Pekini i ka hedhur poshtë si “ndërhyrje të huaj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA