Dodik në gjendje të rëndë/ Covid-i, “mallkim për serbët”

23/12/2020 14:51

Covid-19 duket se është kthyer në mallkim për disa figura të rëndësishme serbe.

Pas vdekjes së Amfilohije, kreut të Kishës Ortodokse të Malit të Zi dhe kreut të Kishës Serbe, Irinej, koronavirusi ka prekur edhe kreun e Republika Srbska, Milorad Dodik. Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës u diagnostikua të martën me pneumoni dhe Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Klinike Universitare në Banja Llukë, një ditë pasi Dodik u shtrua në spital “me të vjella dhe dhimbje në stomak”. Më herët, zyra e tij kishte thënë se në testin për koronavirus të kryer në 19 dhjetor, Dodik kishte rezultuar negativ. Presidenti serb Aleksandar Vucic tha se gjendja e 61-vjeçarit që u testua dhe vetëizolua pas takimit me një person të infektuar, nuk është aspak ideale.

Dodik nuk është mirë, sipas Vucic, megjithatë për momentin duket i stabilizuar. Por nëse situata rëndohet, atëherë tha kreu i shtetit serb, Dodik do të transferohet menjëherë në Beograd. Ndërkohë, një ekip mjekësh specialistë serbë është dërguar në Banja Lluka për konsultime me mjekët atje, ndërsa Vucic tha se Dodik do të ketë kujdesin më të mirë të mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA