Sulmi i gjerë kibernetik që i atribuohet Rusisë dhe që synonte agjencitë qeveritare në SHBA dhe disa zyrtarë të lartë, nuk mund të mbetet pa përgjigje, tha presidenti i zgjedhur, Joe Biden, duke denoncuar mosveprimin e presidentit Donald Trump.
“Ne nuk mund ta lëmë këtë pa përgjigje. Duhen marrë vendime të rëndësishme kundër atyre që janë përgjegjës për t’u kërkuar llogari”.
Disa autoritete amerikaneranë së fundmi pre e sulmeve të rafinuara të hakerëve. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, CISA.
“Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë të agjencive për sulmet e sapozbuluara në rrjetin e qeverisë,” i tha një zëdhënës i Agjencisë për Sigurinë dhe Infrastrukturën Kibernetike agjencisë së lajmeve, AFP.
Njësive të prekura është duke iu dhënë ndihma teknike për të punuar në identifikimin dhe luftimin e rreziqeve potenciale. Sipas njoftimeve të mediave, hakerë të panjohur kanë sulmuar Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë si dhe autoritete të tjera në SHBVA, për shembull autoritetet e telekomunikacionit, NTIA.
Më parë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot deklaroi:
“Qeveria amerikane i ka marrë këto njoftime dhe ne jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat e duhura për të identifikuar dhe luftuar problemet e mundshme në lidhje me këtë situatë.”
Top Channel