Suedia mbyll kufijtë me Britaninë, ndodh për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

22/12/2020 18:55

Suedia nuk do të lejojë hyrjen e shtetasve nga Britania e Madhe dhe Danimarka, për shkak të shfaqjes së variantit të ri të COVID-it në këto vende.

Ky vendim është marrë për herë të parë që nga fillimi i COVID edhe kur shumë vende të botës mbyllën kufijtë në pikun e pandemisë. Më shumë se 40 vende deri më tani ua kanë ndaluar hyrjen qytetarëve britanikë.

“Për të zvogëluar rrezikun nga përhapja e mëtejme këtu, qeveria sot ka marrë vendimin për ndalimin e hyrjes”, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Mikael Damberg, gjatë një konference për media.

E kjo ndalesë do të hyjë në fuqi sonte pas mesnate, e për 48 orët e ardhshme Suedia do të anulojë të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA