Banesat u bëhen pasive shqiptarëve në Medvegjë e Bujanoc, Cakaj: Paraqisni rastet pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar

22/12/2020 18:48

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë një fushatë këto ditë për mbledhjen e të dhënave personale për gjithë shqiptarët me adresa të pasivizuara në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

“Për këtë arsye, veçanërisht këto ditë kemi ruajtur komunikim të ngushtë me Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e kësaj nisme”,  u shpreh Cakaj në postim.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se dokumentimi i saktë i adresave të pasivizuara është parakusht për trajtimin e këtij procesi krejtësisht arbitrar dhe diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës.

Kryediplomati Cakaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, të cilëve u janë pasivizuar adresat, të paraqesin rastet e tyre pranë zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc e Medvegjë.

“Ne do vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me veprime konkrete politike, institucionale dhe diplomatike për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës”,  përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA