Britania e Madhe ka nisur kufizimet e rrepta si pasojë e shfaqjes së një varianti të ri koronavirusi që ka goditur vendin.
Ministri i shëndetësisë Matt Hancock ka njoftuar se masat e marra mund të qëndrojnë në fuqi me muaj, derisa të shpërndahet vaksina kundër tij. Alarmi i bllokimit në Londër dhe në disa pjesë të Anglisë është “niveli 4”.
“Tani që e dimë se sa shpejt po përhapet ky variant i ri i virusit, do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur atë nën kontroll derisa vaksina të shpërndahet gjerësisht në vend”, tha ai, i intervistuar nga “Sky News”.
Hollanda, Italia dhe Belgjika kanë ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe për të parandaluar hyrjen e variantit të ri Covid-19, ndërsa edhe vende të tjera evropiane po konsiderojnë ndërmarrjen e masave të tilla të ngjashme në lidhje me Britanin.
Variantin e ri i virusit Covid-19 vlerësohet të jetë deri në 70% më i shpejtë në transmetim sesa lloji i mëparshëm.
Top Channel