SHBA, komisioni shpall rekomandimet për vaksinimet e raundit të dytë

21/12/2020 08:14

Një komision këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi të dielën punonjësit e domosdoshëm të vijës së frontit dhe personat mbi 75 vjeç si kategoria e radhës për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Personat e vijës së parë përfshijnë 30 milion punonjës siç janë ata të emergjencës, të arsimit, të ushqimit dhe bujqësisë, të prodhimit industrial, të Shërbimit Postar, të transportit publik dhe ata të dyqaneve ushqimore.

Komisioni votoi 13-1 në favor të këtij kategorizimi që u jep mundësinë 49 milion njerëzve për të marrë vaksinën në raundin e dytë, pas punonjësve shëndetësorë dhe personave në shtëpitë e të moshuarve.

Në raundin pasues janë rekomanduar për vaksinën 57 milion punonjës të tjerë jo të vijës së frontit, si ata në media, financë, energji, industritë e IT, të komunikimit si dhe personat në grupmoshën 65-74 vjeç dhe ata të moshave 16-64 vjeç me sëmundje që konsiderohen me rrezik të lartë./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA