Për të katërtën ditë rresht Greqia regjistron shifra të ulta rastesh me Covid -19, por niveli ende i lartë i numrit të vdekjeve nga koronavirusi shqetëson shumë qeverinë greke.
Me 85 humbje jete në 24 orët e fundit ,Greqia numëron tashmë 4257 humbje jete prej fillimit të pandemisë, ndërsa vetëm 526 të infektuarit e ditës së hene e kanë çuar në total numrin e të prekurve në rreth 131500.
Gjithashtu i lartë mbetet edhe numri i të intubuarve ,në mbi 500.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore presin datën 26 dhjetor kur do të mbërrijnë në vend 9750 dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer. Një ditë më vonë do të fillojë procesi I vaksinimit në spitalin Evangjelizmo të Athinës dhe në datën 28 dhjetor në spitalet e Larisës, Patrës dhe Selanikut.
Deri në fund të dhjetorit Greqia pret nga e njëjta kompani edhe 83850 doza të tjera , 429000 në janar dhe 333.450 në shkurt.
Deri në fund të marsit Pfizer/BioNTech thuhet se do ti’ japë Greqisë 1.265.550 doza të vaksinës ,përveç atyre që vendi mund të marre sipas marrëveshjeve me BE nga kompanitë e tjera Moderna dhe AstraZeneca në fund të muajit janar.
Gjithashtu autoritetet greke kanë njoftuar pasditen e së hënës se po shqyrtojnë me vëmendje të dhënat e pasagjereve që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar.
Deri tani Greqia nuk ika ndërprerë fluturimet nga dhe drejt Britanisë ,por prej të hënës në mëngjes të gjithë ata që mbërrijnë në aeroportet greke përveç testit me rezultatin negativ të 72 orëve të fundit, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë në aeroporte si dhe një karantine prej shtatë ditësh, ndërsa nuk përjashtohet që shumë shpejt edhe Athina tu bashkohet shteteve të tjera europiane që mbyllen kufijtë me Britaninë.
Top Channel