Një nga virologët më të njohur në Gjermani ka hedhur poshtë frikat e Britanisë nga varianti me mutacion i virusit Covid-19 duke thënë se nuk është shumë i shqetësuar, teksa hedh dyshime mbi pretendimet e kryeministrit Boris Johnson se është 70 për qind më shumë infektues.
Christian Drosten tha se shifra ’70 përqind’ është vetëm një emërtim i politikanëve dhe se verësimet paraprake shkencore mund të jenë e ekzagjeruara.
“Vras mendjen nëse një shkencëar mund të japë një vlerësim të tillë, kur pyetet për të dhëne një shifër. Sepse kjo më pas hyn në politikë dhe përdoret nga politikanët, derisa më pas e merr stafetën media”, tha Drosten.
“Papritur na del kjo shifra 70 përqind dhe askush nuk e ka idenë se çfarë do të thotë”, tha ai për radion Deutschlandfunk .
Ai vazhdonte më tej: “Fakti që politikanët recitojnë përmbajtje shkencore te mediat, duke thënë se ka një mutacion dhe se rastet po rriten me kaq apo me aq, është shumë i pazakontë”.
Drosten, drejtor virologjie në spitalin Charite në Berlin dhe ekspert i cituar shpesh në vend gjatë pandemisë, shtoi se nuk është e qartë nëse rritja e rasteve në rajonin britanik të Kent dhe në përgjithsi në juglindje të vendit, është i shkaktuar nga varianti i ri i koronavirusit.
Kryeministri Boris Johnson tha të shtunën se përhapja e koronavirusit në juglindje “po nxitet nga varianti i ri i sëmundjes”.
Kryeministri përdori variantin e ri të virusit si justifikim për mbylljet e reja për Krishtlindje, disa ditë para nisjes së periudhës pesë-ditore që qeveria kishte parashikuar për tolerimet festive të kufizimeve.
Ndërsa Drosten thotë se varianti i ri mund të ketë “dalë në sipërfaqe” vetëm prej rritjes së rasteve të reja që mund të kenë ndodhur për arsye të tjera.
“Çështja është a ishte kjo faji i virusi, apo ndodhi thjesht nga koronavirusi në zonën e përhapjes?, pyet ai.
Drosten thotë se shkencëtarët britanikë nuk kanë thënë me siguri se versioni i ri është më shumë infektues, duke sugjeruar se për këtë nevojiten më shumnë të dhëna.
“Nëse dëshiron të dish se kur një virus është më i transmetueshëm, duhet të shihen çiftet e njerëzve të infektuar, duhet për caktuar se cili ka infektuar tjetrin dhe sa kohë kërkonte kjo”, tha ai.
Gjermania është ndërkohë një nga dhjetra vendet evropiane që i kanë mbyllur sot derën hyrje-daljeve me Britaninë prej variantit të ri mutant të virusit.
Drosten thotë se ka gjasa që virusi i ri mund të jetë prezent në Gjermani dhe se nuk shqetësohet për ardhjen e tij nga Britania.
Virologu shtoi se masat e reja drastike nga qeveritë evropiane mund të korrektohen brenda nëse të dhëna të reja vijnë nga Britania.
Mbylljet e kufijve kanë shkaktuar kaos në Britani pasi Franca njoftoi se edhe kamionët e mallrave do të ndaloheshin të vinin në kontinent për 48 orët e ardhshme. (DailyMail)
Top Channel