Dy burra janë shpallur fajtorë për vrasjen e 39 migrantëve vietnamezë të gjetur të vdekur në një kamion-frigorifer në Esiks të Britanisë së Madhe.
Migrantët u mbytën në kontejnerin e mbyllur gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë në Purfleet të Britanisë së Madhe, në tetor të vitit 2019.
Shoferi i kamionit Eamonn Harrison (24), nga Irlanda e Veriut dhe shtetasi rumun Gheorghe Nica (43), u gjetën fajtorë për 39 akuza të vrasjes nga një gjykatë në Londër.
Dy të tjerë u dënuan si pjesë e një komploti më të gjerë të kontrabandës me njerëz.
Të katër u gjetën fajtorë për rolet e tyre në një rrjet fitimprurës kontrabande për të cilin prokurorët thanë se ishin motivuar nga lakmia.
Gjatë gjyqit, u paraqitën fotografi të viktimave – të cilët përfshinin një murator, një të diplomuar universiteti dhe një teknik të thonjve – duke thënë se ëndrrat e tyre ishte një jetë më e mirë.
Shumë nga familjet e tyre morën hua shumë për të financuar kalimin e tyre në Britani të Madhe.
Sekretari i Brendshëm në Britaninë e Madhe, Priti Patel, tha se vendimi i së hënës i gjykatës në Londër, e kishte motivuar atë “të bënte gjithçka për të ndjekur trafikantët e njerëzve”.
Kohëzgjatja e dënimeve për personat e shpallur fajtorë do të bëhet publik në muajin janar të vitit 2021.
Top Channel